COVID-19 falimenton një prej kompanive ajrore më të vjetra në botë
BKT
   Bota

COVID-19 falimenton një prej kompanive ajrore më të vjetra në botë

Linja e dytë ajrore më e vjetër në botë, Avianca u regjistrua për falimentim për shkak të pandemisë COVID-19.

Transportuesi kolumbian Avianca, linja e dytë ajrore më e vjetër në botë, paraqiti falimentim për shkak të “ndikimit të paparashikueshëm të pandemisë Covid-19”, sipas një deklarate të lëshuar në faqen e saj të internetit të dielën, raporton Reuters.

Vendimi për të paraqitur falimentim u mor me qëllimin për të “mbrojtur dhe ruajtur operacionet” gjatë pandemisë në vazhdim.

Sipas deklaratës, Avianca punëson drejtpërdrejt 21,000 njerëz në të gjithë Amerikën Latine. Gati 90% e vendeve ku operon Avianca janë nën kufizime totale ose të pjesshme të udhëtimit, sipas informacioneve shtesë në faqen e internetit të Avianca, transmeton lajmi.net.

“Avianca po përballet me krizën më sfiduese në historinë tonë 100-vjeçare ndërsa lundrojmë efektet e pandemisë COVID-19”, tha Anko van der Werff, CEO i kompanisë.

Sipas Van der Werff, Avianca është linja e dytë më e vjetër ajrore që vazhdon të zhvillohet në botë.