10:14 / 11.05.2020
Zjarr në një shtëpi kujdesi në Rusi, 9 të vdekur
Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi në qytetin Krasnogorsk të Rusisë.
Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi në qytetin Krasnogorsk të Rusisë, transmeton Anadolu Agency.
Siç njoftoi Ministria ruse e Emergjencave, zjarri ka shpërthyer në qytetin Krasnogorsk të rajonit të Moskës.
Nga zjarri kanë humbur jetën 9 persona ndërsa 19 të tjerë janë plagosur.
Gjatë zjarrit në ndërtesë ndodheshin 29 persona ndërsa kanë filluar hetime në lidhje me rastin.























