Uganda, 15 të vdekur nga shembja e një ndërtese
BKT
   Bota

Uganda, 15 të vdekur nga shembja e një ndërtese

Incidenti ndodhi në periferi të kryeqytetit të vendit Kampala.

Së paku 15 punëtorë kanë humbur jetën të dielën vonë si pasojë e shembjes së një ndërtese në ndërtim e sipër në Uganda, bëri të ditur policia e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency.

Sipas policisë, incidenti ndodhi në Makindye Lukuli, në periferi të kryeqytetit Kampala.

Twaha Bogere, kryetari i këshillit lokal, tha se: "40 njerëz kanë punuar në ndërtesën, por 20 prej tyre kalojnë netët në lokacionin për shkak të orës policore nga COVID-19. Vdiqën ata që kanë fjetur në vendin e punës".

Hetimet paraprake tregojnë se materialet jostandarde kanë qenë duke u përdorur në ndërtimin e ndërtesës katër-katëshe.