Amnesty International akuzon Rusinë dhe Asadin për krime lufte në Siri
Organizata “Amnesty International” ka thënë se i ka dokumentuar 18 sulme në veriperëndim të Sirisë, të kryera nga qeveria siriane dhe forcat ruse në 10 muajt e kaluar, të cilat mund të cilësohen si krime lufte.
Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut tha në raportin e publikuar të dielën se këto 18 sulme janë kryer në qendra mjekësore dhe në shkolla nga maji i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti në Idlib dhe në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Sipas kësaj organizate, dëshmitë e siguruara për këto sulme përfshijnë shkelje të shumëfishta të ligjeve humanitare ndërkombëtare. “Këto shkelje arrijnë deri në nivelin e krimeve të luftës”, thuhet në raport.
Në mesin e 18 sulmeve të dokumentuara ishin tri sulme tokësore, dy sulme me bomba me karburant dhe 13 sulme ajrore. Shumica e sulmeve ajrore janë kryer nga forcat ruse, shkruan “Free Europe”























