Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave të virusit
BKT
   Bota

Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave të virusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 123 persona. Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave në shtatë javët e fundit.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja Covid-19 në Spanjë shkoi në 26,744, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe mbi tre mijë raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 227,436 persona.

Spanja e ka numrin më të madh të të infektuarve në Evropë dhe njërën ndër shifrat më të larta të viktimave të koronavirusit në botë.

Sidoqoftë, shifra e të prekurve dhe të vdekurve ka shënuar rënie të konsiderueshme në javët e fundit. Kjo e ka shtyrë qeverinë që t’i largojë disa nga masat kufizuese.