Pas dy muajve hapen shkollat në Holandë
BKT
   Bota

Pas dy muajve hapen shkollat në Holandë

Shkollat, bibliotekat dhe bizneset siç janë parukeritë u lejuan të rihapen të hënën në Holandë me kusht që të marrin masa për të zbatuar distancën sociale.

Shkollat fillore në Holandë mirëpritën nxënësit të cilët u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për dy muaj, si pjesë e masave për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Shkollat, bibliotekat dhe bizneset siç janë parukeritë u lejuan të rihapen të hënën në Holandë me kusht që të marrin masa për të zbatuar distancën sociale.

Disa parukeri hapën dyert e tyre në mesnatë për të mirëpritur klientët e tyre.

Antoinette van Zalinge, drejtoresha e shkollës fillore publike "De Notenkraker" në Amsterdam, e veshur solemnisht për mirëpritjen e nxënësve që në hyrje ecën mbi një qilim të kuq për t'u rikthyer në klasat e tyre.

Në Holandë deri më tani janë konfirmuar më shumë se 42.000 raste me koronavirus ndërsa kanë vdekur 5.459 persona.