Iran, shkon në 6.685 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, shkon në 6.685 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.683 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 109.286.

Irani ka raportuar 45 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.685 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.683 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 109.286.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 87.422 persona, ndërkohë që 2.703 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.