16:43 / 11.05.2020
Nis shërbimi hekurudhor Gjermani-Francë
Një shërbim ekspres ndërqytetas midis Francës dhe Gjermanisë rifilloi sot, njoftoi operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë.
“Rruga nga Frankfurti në Paris përmes Saarbruecken do të jetë sërish funksionale çdo ditë, me një tren ICE që përshkon çdo drejtim”, deklaroi një zëdhënëse e ”Deutsche Bahn”.
Udhëtimi për në Francë, lejohet vetëm për individë me arsye të forta, si për punë ose shkollë./atsh/























