GJEORGJI – Fillon lehtësimi i masave kufizuese
BKT
   Bota

GJEORGJI – Fillon lehtësimi i masave kufizuese

Gjeorgjia filloi sot heqjen e një pjese të kufizimeve, veçanërisht ato ekonomike, që ishin vendosur për të luftuar kundër koronavirusit të ri në këtë vend të Kaukazit, relativisht pak i prekur sipas shifrave zyrtare.

Prodhimi, si dhe shitjet me shumicë dhe pakicë, me përjashtim të qendrave të mëdha tregtare dhe butikëve rifilluan sot punën në Gjeorgji.

Ndalimi për hyrjet dhe daljet nga Tbilisi, vendosur në mes të muajit prill, u hoq gjithashtu.

Ky lehtësim, i shoqëruar me detyrimin e mbajtjes së maskës, u prit me gëzim në kryeqytetin gjeorgjian.

Restorantet, kafenetë dhe ambjentet edukative vazhdojnë të jenë të mbyllura për momentin dhe funskionimi i transportit vazhdon të jetë i ndërprerë./atsh/