Java me numrin më të lartë të vdekjeve në Floridë, mijëra dalin në plazh
BKT
   Bota

Java me numrin më të lartë të vdekjeve në Floridë, mijëra dalin në plazh

Një fundjavë e zjarrtë, me plazh e festa, edhe pse Florida regjistroi gjatë javës numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.

Dhjetëra varka mbushën plazhin “John’s Pass”, ku njerëzit festonin duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në shumicën e plazheve njerëzit respektuan rregullat e distancimit social, të ndikuar ndoshta edhe nga patrullimet e policisë.

Deri të dielën, në shtetin e Floridas janë konfirmuar mbi 40500 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave është mbi 1700. Por që prej hapjes së pjesshme të shtetit më 4 maj, janë regjistruar 336 viktima, me një mesatare prej 56 në ditë.

Në pjesë të tjera të Floridas, plazhet u mbyllën nga autoritetet pasi njerëzit nuk po i respektonin rregullat e distancimit social dhe po kontribuonin në përhapjen e virusit, raporton “USA Today”./a2/