Trump bën një postim optimist për betejën e Amerikës me koronavirusin
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter në të cilin ka shprehur bindjen se “Progres i madh po bëhet” në luftën globale kundër koronavirusit.
Një deklaratë të tillë, Trump e bën pavarësisht që numri i vdekjeve në vendin e tij ka shkuar në 80 mijë e 846 sipas Worldometers. Ndërkohë që numri i rasteve ka mbërritur në 1 milion e 369 mijë.
“Shifrat e koronavirusit po duken SHUMË më mirë, po ulen gati gjithkund. Progres i madh po bëhet!” – ka shkruar Trump.
ShBA-të janë vendi me më së shumti të infektuar në botë, me gati pesëfish më shumë se vendi i dytë që është Spanja.
Presidenti Trump është kritikuar së fundi për reagimin e administratës së tij ndaj pandemisë edhe nga ish presidenti amerikan, Barack Obama.























