Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Palestinë
Në kuadër të një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Palestinës të nënshkruar më 14 prill, pajisjet do të përfshijnë 100 mijë maska, 40 mijë komplete të testit PCR, dy tonë sanitizues të duarve dhe pajisje të tjera.
Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Palestinë për të ndihmuar vendin në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetarës zyrtare të Turqisë, në kuadër të një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Palestinës të nënshkruar më 14 prill, pajisjet do të përfshijnë 100 mijë maska, 40 mijë komplete të testit PCR, dy tonë sanitizues të duarve dhe pajisje të tjera.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 4.1 milionë, me mbi 283 mijë të vdekur dhe rreth 1.4 milionë të shëruar.























