Pasta akulli, e freskët, e ëmbël, e shtëpisë

Pasta akulli, e freskët, e ëmbël, e shtëpisë

Pasta e Akullit është një recetë e vjetër e kuzhinës shqiptare e përgatitur dikur në raste të veçanta festash e gëzimesh.

Më së shumti kjo pastë, ishte ndër cmbëlsirat më të veçanta dhe ndjellëse që ofronin dikur pastiçeritë dhe restorantet e vendit.

Edhe sot, ashtu si dikur ajo është e mrekullueshme me shijen dhe freskinë e saj.

Një ëmbëlsirë perfekte për stinën e verës. E ftohtë dhe e ëmbël, e përgatitur krejt lehtë në shtëpi, fanatastike për t’u kombinuar me fruta të stinës.

Kërko pak kohë për t’u përgatitur por shija e saj mahnitëse padyshim do t’ju tërheqë menjëherë nepsin për ta provuar.

Më poshtë ja recetën fantastike të përgatitjes së pastës së akullit krejt lehtë në shtëpi, një ëmbëlsirë ideale për t’u përgatitur në këto ditë të nxehta vere.

Përgatitja e pastës së akullit

Përbërësit

 (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

 Për pandispanjën:

3 kokrra vezë dhe 1 e bardhë veze

5 lugë gjelle sheqer

4-5 lugë gjelle miell

Për kremin:

 3-4 lugë gjelle miell

6 lugë gjelle sheqer

1 kokërr vezë  dhe një e verdhë veze

2 gota uji me qumësht

2 filxhanë kafeje bajame të grira

1 lugë gjelle gjalpë të freskët ose ajkë qumështi

2 lugë gjelle kakao

Pak reçel qershie (mund të përdorni llojin e reçelit që preferoni më shumë)

Një lugë kafeje vanilje pluhur

Copëza çokollate (sipas preferencës)

Përgatitja

 Si fillim nisni me përgatitjen e pandispanjës. Rrihni vezët me sheqerin  sa të bëhet një masë e fryrë e qendrueshme.

Shtohet mielli dhe përzihet lehtë që të mos bjerë masa e fryrë e brumit.

Hidhet në një tavë ose formë pjekëse ëmbëlsirash të lyer me pak vaj dhe piqet në furrë.

Në një enë tjetër rrihni vezët me sheqerin, hidhet mielli, qumështi i valuar dhe i ftohur pak, zihet derisa të marrë një valë, hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet duke shtuar vanilje, bajame të grira, kakaon, ajkë ose gjalpë i freskët dhe përzihet mirë derisa masa të bëhet kremoze.

Merret pandispanja e përgatitur, ndahet me kujdes në tre pjesë dhe shtrohet një pjesë në tavë ose në formën e ëmbëlsirës, hidhet një pjesë e kremit dhe shtrohet në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës.

Sipër vendoset një petë tjetër pandispanje, të cilës i hidhet sërish një pjesë e kremit të përgatitur dhe më pas vendoset peta tjetër e pandispanjës.

Lyhet me krem, sipër i vendosen kokrra qershie të bëra qershie ose copëza çokollate.

Futet në ngrirje për 2-3 orë në zonën e ngrirjes së frigoriferit dhe më pas shërbehet menjëherë e ftohtë./agroweb