Gjermania regjistron mbi 900 raste të reja me Covid-19 në 24 orë
BKT
   Bota

Gjermania regjistron mbi 900 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjermania regjistroi 933 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, sipas Institutit Robert Koch, agjensia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në vend.

Kjo është një rritje e madhe krahasuar me 357 rastet e raportuara vetëm një ditë më parë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 170,508.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani gjithashtu ka pësuar rritje pasi 3 ditët e fundit ka qenë mbi nivelin 1.

Shkalla e riprodhimit në nivelin 1 do të thotë që mesatarisht, çdo i prekur me Covid-19 infekton një person tjetër.

Instituti shprehet se është shumë herët për të treguar nëse virusi po rritet përsëri për shkak të paqartësive statistikore.

Ndërkohë numri i viktimave nga Covid-19 është 7,661.