Shtohen rastet me COVID-19 në Amerikën Latine
BKT
   Bota

Shtohen rastet me COVID-19 në Amerikën Latine

Ministria e Shëndetësisë në Peru njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në 68.882 me 1.515 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Dy vende të Amerikës Jugore të hënën raportuan më shumë raste dhe vdekje nga koronavirus të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë në Peru njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në 68.882 me 1.515 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Gjithsej 1.961 persona kanë vdekur nga virusi, përfshirë 72 në 24 orët e fundit.

Rreth 22.416 persona janë shëruar.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Ekuador u ngjit në 2.145 me 18 viktima në 24 orët e kaluara, sipas raporteve të mediave lokale.

Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend u rrit në 29.509.