Putin lehtëson masat, Rusia regjistron sërish mbi 10 mijë raste të reja
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nisur nga dita e sotme do të lehtësohen masat kufizuese dhe bizneset do të rifillojnë aktivitetin e tyre.
Ai tha se tha periudha e bllokimit për të frenuar virusin kishte zgjatur gjashtë javë, shkruan BBC.
Lehtësimi i kufizimeve do të ndikojë në të gjithë sektorët e ekonomisë, por disa rajone mund të kenë kontrolle më të forta nëse është e nevojshme.
“Më 12 maj, peridha kombëtare e ditëve të mospunës do të marrë fund për të gjithë sektorët e ekonomisë”, tha Putin.
Megjithatë, shtoi ai, disa rajone mund të mbajnë rregulla më të ashpra, nëse është e nevojshme.
Ndërkohë që Putin lehtëson masat, Rusia ka regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 për të dhjetën ditë me rradhë.
Me rastet e reja shkon në232,243 numrin total të të infektuarve.
Ndërkohë edhe 107 pacientë e kanë humbur betejën me virusin, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 2,116.
Rusia tani ka numrin e tretë më të lartë të të infektuarve në të gjithë botën.























