Brazil, rritet në 11.653 numri i vdekjeve nga COVID-19
BKT
   Bota

Brazil, rritet në 11.653 numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 530 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 11.653.

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 530 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të "Worldometer" me 530 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 11.653.

Me 6.865 raste të reja, ka arritur në 169.594 numri i rasteve.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.

Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.