Tetë të vrarë nga sulmi në një spital afgan, distancohen talibanët
Disa persona të armatosur e kanë sulmuar një spital të Kabul të Afganistanit, duke vrarë së paku tetë persona. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët thanë se nuk kanë gisht në të.
Spitali ku ndodhi sulmi është maternitet dhe menaxhohet nga organizata humanitare “Mjekët pa Kufij”. Përpos viktimave, në këtë sulm raportohet se janë plagosur disa persona.
Zyrtarët qeveritarë thanë se disa mjekë kishin arritur të kërcenin në një objek tjetër të afërt me spitalin në kohën kur tre sulmues të veshur si policë kishin hyrë në ndërtesë. Ata qëlluan me armë dhe hodhën granata.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Afganistanit, Tariq Arian, tha se forcat e sigurisë janë duke punuar për t’iu kundërvënë këtij sulmi dhe 80 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë evakuuar nga ndërtesa.
Lagjja ku ndodhi sulmi ka numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit Hazara, që i përkasin sektit shiit dhe të cilët në të kaluarën janë sulmuar nga ISIS-i.
Për më tepër, ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të përgjakshme në kryeqytetin afgan në muajt e fundit, shkruan “Reuters”























