Egjipti me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Afrikë
Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se në 24 orët e fundit në kontinent janë shënuar mbi 3.000 raste.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 66.373, ndërsa Egjipti ka shënuar më së shumti vdekje, transmeton Anadolu Agency.
Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se në 24 orët e fundit në kontinent janë shënuar mbi 3.000 raste.
Deri më tani janë shëruar 23.095 persona ndërsa 2.336 persona e kanë humbur jetën pasi në 24 orët e fundit kanë vdekur 46 të infektuar me virus.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Egjipt është 533, në Algjeri 507, Marok 188, Afrikën e Jugut 206, Nigeri 150, Kamerun 114.
Vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Algjeria, Nigeria, Gana dhe Kameruni.
Lesotho ende nuk ka raportuar asnjë rast.























