Indonezi, shkon në mbi 1.000 numri i vdekjeve nga COVID-19
BKT
   Bota

Indonezi, shkon në mbi 1.000 numri i vdekjeve nga COVID-19

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, në mbledhjen e sotme të kabinetit, tha se duhet kujdes dhe të mos ketë nxitime lidhur me lirimin e masave të COVID-19.

Në Indonezi ka tejkaluar shifrën 1.000 numri personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency .

Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Indonezi, Achmad Yurianto, njoftoi se me 16 vdekje të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 1.007 numri i vdekjeve nga COVID-19.

Yurianto bëri të ditur se me 484 raste të reja ka arritur në 14.749 numri i rasteve dhe me 182 shërime ka arritur në 3.063 numri i personave të shëruar nga virusi.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, në mbledhjen e sotme të kabinetit, tha se duhet kujdes dhe të mos ketë nxitime lidhur me lirimin e masave të COVID-19.

Ai vuri theksin se në rajonet ku nuk ka kufizime kundër pandemisë, duhet të zbatohen masa të ashpra të shëndetit dhe rregulli i distancimit social.

Në vend pandemia është shfaqur në të gjitha 34 rajonet, ndërsa kufizimet sociale zbatohen në mbi 20 rajone kryesisht në ishullin Java ku dhe rastet janë intensive.