Nuk respektuan masat, autoritetet nigeriane demolojnë dy hotele
BKT
   Bota

Nuk respektuan masat, autoritetet nigeriane demolojnë dy hotele

Dy hotele në Nigeri janë demoluar plotësisht nga autoritetet, pasi që siç raporton BBC nuk ishin respektuar rregullat e vëna që ua bënte të qartë pronarëve, se duhet t’i mbyllin lokalet në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Menaxherët e hoteleve janë arrestuar, megjithatë vëllai i njërit prej tyre këmbëngulte se kanë respektuar rregullat që janë vënë nga qeveria në luftimin e COVID-19.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se vendimi për demolimin e hoteleve ishte marrë nga brenga e madhe se brenda tij kishte pasur njerëz që janë infektuar me coronavirus, tregues ky që hoteli ka qëndruar i hapur në kohën kur të gjitha bizneset janë urdhëruar të mbyllen për ta luftuar COVID-19.

Në Nigeri që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit janë konfirmuar më shumë se 4,300 raste, por me vënien e masave kufizuese në fund të marsit, numri i të infektuarve filloi të bie – duke dhënë rezultate pozitive.