Iran, rritet në 6.733 numri i vdekjeve nga COVID-19
Me 48 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 6.733 numri i vdekjeve.
Me 48 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 6.733 numri i vdekjeve, transmeton Anadolu Agenc.
Sipas deklaratës në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 48 vdekje dhe 1.481 raste të reja me COVID-19.
"Numri i vdekjeve ka arritur në 6.733 ndërsa numri i rasteve në 110.767. Gjithashtu 2.713 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje të rëndë ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 88.357", tha Jahanpour.
Jahanpour shtoi se në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 615.477 teste të COVID-19.
- Rriten rastet në rajonet Khuzestan dhe Teheran
Duke njoftuar se ka rënie në numrin e rasteve dhe humbjeve të jetëve në të gjithë vendin, Jahanpour tha se "Në 24 orët e fundit nuk janë shënuar vdekje nga virusi në 14 rajone ndërsa në 5 rajone janë shënuar vetëm nga një humbje jete".
Ai ka tërhequr vëmendjen se janë vërejtur rritje në numrin e rasteve dhe vdekjeve në kryeqytetin Teheran dhe në rajonin Khuzestan në jugperëndim të vendit dhe se kryesisht në Khuzestan situata është në përmasa shqetësuese.























