Turqia konfirmon vdekjen e 507 mërgimtarëve nga COVID-19
BKT
   Bota

Turqia konfirmon vdekjen e 507 mërgimtarëve nga COVID-19

"Kufomat e mbi 400 mërgimtarëve turq janë sjellë tashmë në Turqi", tha Çavuşoğlu gjatë një interviste për transmetuesin lokal Akit TV.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot tha se 507 qytetarë turq që jetojnë jashtë vendit kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

"Kufomat e mbi 400 mërgimtarëve turq janë sjellë tashmë në Turqi", tha Çavuşoğlu gjatë një interviste për transmetuesin lokal Akit TV.

Turqia aktualisht ka 139.771 raste të konfirmuara ndërsa numri i të vdekurve është 3.841.