Turqia konfiskon mbi 570 mijë maska të destinuara për në Evropë
BKT
   Bota

Turqia konfiskon mbi 570 mijë maska të destinuara për në Evropë

Kamioni u ndalua në vendkalimin kufitar Kapikule me Bullgarinë.

Zyrtarët turq të doganave kanë sekuestruar sot 573.750 maska mjekësore në një kamion të destinuara për në Evropë, raporton Anadolu Agency.

Kamioni u ndalua në vendkalimin kufitar Kapikule me Bullgarinë.

Oficerët doganorë sekuestruan maska me vlerë 8,8 milionë lira turke (1,25 milionë dollarë) të fshehura brenda qindra paketave.

Drejtuesi i kamionit tha se ai mbante dyshekë dhe sende shtëpiake të dorës së dytë.

Dy persona u arrestuan për kontrabandë.

Kërkesa për maska është rritur në të gjithë botën, pas pandemisë COVID-19. Ekspertët shëndetësorë thonë se mbajtja e maskës në hapësira publike mbron njerëzit nga kontraktimi i virusit.