16:59 / 12.05.2020
Gjykata e Lartë shqyrton tre padi për të dhënat financiare të Presidentit
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po shqyrton të martën nëpërmjet telefonit tre çështje madhore në lidhje me përpjekjet e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, si dhe të një jurie të madhe që po punon me një prokuror në qytetin e Nju Jorkut, për të marrë kopjet e të dhënave financiare të Presidentit Donald Trump.
Çështja gjyqësore pritet të shërbejë si test i kufijve të pushtetit presidencial në lidhje me Kongresin dhe prokurorët e shteteve amerikane.
Ndryshe nga presidentët e fundit, Presidenti Trump ka refuzuar të publikojë deklaratat e tij të taksave dhe materialet e tjera, që do të hidhnin dritë mbi shtrirjen e pasurisë së tij dhe biznesit të familjes së tij me pronat e patundshme./ VOA























