Twitter nuk do tu kërkojë më punonjësve të kthehen në zyrat e punës

Twitter nuk do tu kërkojë më punonjësve të kthehen në zyrat e punës

Puna nga shtëpia është standardi i ri. Kompania e medias sociale nuk do të hapë zyrat përpara Shtatorit dhe punonjësit mund të vendosin nëse do të dalin ose jo në punë.

Twitter nuk do tu kërkojë më punonjësve të kthehen në zyrat e punës
Ditën e Marte Twitter u bë kompania e parë teknologjike e cila do të lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia edhe pasi pandemia e koronavirusit të ketë kaluar.

Kjo pandemi ka nxitur një ndryshim të paprecedent në kulturën e të punuarit. Covid-19 ka infektuar 4.2 milion njerëz në mbarë botën ndërsa izolimet e imponuara nga autoritete të vendeve të ndryshme ka ndryshuar mënyrën sesi bizneset funksionojnë.

Puna nga shtëpia është standardi i ri. Kompania e medias sociale nuk do të hapë zyrat përpara Shtatorit dhe punonjësit mund të vendosin nëse do të dalin ose jo në punë.

Evenimentet gjithashtu janë anuluar nga kompania përgjatë 2020. Gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google kanë lejuar punonjësit gjithashtu të punojnë nga shtëpia përgjatë 2020. /PCWorld Albanian


MË SHUME NGA Tech