Los Anxhelos, zgjatet kufizimi deri në fund të korrikut
BKT
   Bota

Los Anxhelos, zgjatet kufizimi deri në fund të korrikut

Masat kufizuese do të mbeten në fuqi deri në fund të muajit korrik për banorët e Los Anxhelesit, theksuan autoritetet shëndetësore lokale.

“Me përjashtim të ‘ndryshimit spektakolar’ do të duhet të mbajmë masat për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri përgjatë tre muajve të ardhshëm”, deklaroi drejtoresha e shëndetit publik në Los Anxheles, Barbara Ferrer, gjatë një takimi me instancat drejtuese.

Sipas saj, një ndryshim i tillë do të nënkuptonte zbulimin e një vaksine apo të një trajtimi efikas kundër COVID-19, gjithshtu dhe mundësinë për testimin e një pjese të madhe të popullsisë çdo ditë, një perspektivë e vështirë për t’u parashikuar.

Ferrer vlerësoi gjithashtu se lirimi i kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një rritje të  numrit të të vdekurve dhe do të kërkonte rivendosjen e izolimit më të rreptë.

Ajo theksoi se gjysma e 68 000 rasteve me COVID-19 dhe 2 800 të vdekur nga kjo sëmundje në Kaliforni deri më sot janë vendosur në llogari të Los Anxhelesit.