Kinë, shënohen 7 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Kinë, shënohen 7 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me COVID-19 në Kinë ka arritur në 82.926 ndërkohë si pasojë e virusit kanë humbur jetën 4.633 persona.

Në 24 orët e fundit në Kinë janë shënuar 7 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) njoftoi se 6 raste janë shënuar në rajoni Jilin në verilindje të vendit, ndërsa 1 rast në Shangaj, qytetin më të madh të vendit.

Ndërkohë në deklaratë thuhet se në të gjithë vendin vazhdon trajtimi për 104 persona.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve në ditët e fundit në qytetin Wuhan të rajonit Hubei ku është shfaqur për herë të parë koronavirusi dje u njoftua se është planifikuar kryerja e testimeve për 11 milionë banorët që jetojnë në të gjithë qytetin.

Numri i rasteve me COVID-19 në Kinë ka arritur në 82.926 ndërkohë si pasojë e virusit kanë humbur jetën 4.633 persona.