Ushtria e Libisë sulme ndaj milicëve të Haftarit
BKT
   Bota

Ushtria e Libisë sulme ndaj milicëve të Haftarit

Sulmi ajror u krye në kuadër të operacioneve që synojnë ndërprerjen e furnizimeve për milicitë e Haftarit.

Ushtria e Libisë në një sulm ajror ushtarak të mërkurën shkatërroi dy automjete të cilat transportonin më shumë se 10 mercenarë të komandantit puçist, Khalifa Haftar, në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli, raporton Anadolu Agency.

"Forcat Ajrore arritën të shkatërrojnë dy transportues trupash me më shumë se 10 mercenarë Janjaweed (militant sudanez) që mbështesin milicinë e Haftarit në Wadi Marsit", njoftoi operacioni "Vullkani i Tërbimit", i udhëhequr nga qeveria libiane në një deklaratë në Facebook.

Sulmi ajror u krye në kuadër të operacioneve që synojnë ndërprerjen e furnizimeve për milicitë e Haftarit.

Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura të paligjshme në Libinë lindore, intensifikoi sulmet ndaj civilëve që nga fillimi i majit pasi ushtria libiane arriti avantazh kohët e fundit duke u shkaktuar humbje të mëdha militantëve të tij.

Qeveria libiane ka qenë nën sulm nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë. Ajo filloi operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në 2015 u themelua qeveria e Libisë nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.