"Pekini ta përqendrojë të gjithë vemendjen në luftën kundër COVID-19"
BKT
   Bota

"Pekini ta përqendrojë të gjithë vemendjen në luftën kundër COVID-19"

Franca hodhi sot poshtë kritikat e Kinës përsa i përket një kontrate armatimi me Tajvanin dhe e ftoi ta përqendronte vëmendjen tek lufta kolektive kundër pandemisë së COVID-19.

“Përballë krizës së COVID-19, i gjithë kujdesi ynë dhe të gjitha përpjekjet tona duhet të fokusohen tek lufta kundër pandemisë”, deklaroi Ministria franceze e Punëve të Jashtme, pas një paralajmërimi të Pekinit ndaj Parisit për shitjen e pajisjeve ushtarake franceze për Tajvanin.

Kina i kërkoi dje Francës të anulonte këtë kontratë armatimi duke nënvizuar se një transaksion i tillë drejt këtij ishulli, të pretenduar nga Pekini dhe drejtuar nga një qeveri rivale, mund të përkeqësonte marrëdhëniet kino-franceze./atsh/