Irak, disa civilë të plagosur nga një sulm me bombë
Kapiteni i drejtorisë policore të Diyala-s Habib es-Shammari për AA tha se terroristët me telekomandë aktivizuan mjetin shpërthyes, më herët të montuar në rrugë.
Gjatë një sulmi me bombë të organizatës terroriste DEASH në rrethinën e fshatit Diyale të Irakut, janë plagosur katër civilë.
Ai konfirmoi se janë plagosur katër civilë, dhe se në rrjedhë është një aksion.
Iraku tashmë me vite gjendet në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë. Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi Mouslin dhe një pjesë të madhe të rajonit, ndërsa me operacion të përbashkët të forcave irakiane rajoni u çlirua pas më rreth katër vitesh. Kërcënim të vazhdueshëm mbi sigurinë në Irak edhe më tej paraqesin celulat e ashtuquajtura të heshtura të DEASH-it.
Ish-kryeministri irakian Haider al-Abadi më 9 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se organizata terroriste DEASH është mposhtur.
Megjithatë, kjo organizatë terroriste edhe më tej vazhdon të kryejë sulme, veçmas në zonat rurale të provincës Kirkuk, Diyale, Mosul, Salah-ad-Dina dhe Al Anbar.























