08:48 / 14.05.2020
SHBA raporton mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19
SHBA ka publikuar numrin e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Të paktën 21.030 raste të reja të koronavirusit dhe 1,763 vdekje u raportuan në Shtetet e Bashkuara të mërkurën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Reuters.
Kjo sjell totalin e vendit në të paktën 1.390.406 infeksione të regjistruara dhe 84,119 vdekje si rezultat i kontraktimit të virusit.
Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.























