Meksikë, dhjetëra të vdekur nga alkooli toksik
BKT
   Bota

Meksikë, dhjetëra të vdekur nga alkooli toksik

46 persona që kanë konsumuar alkool toksik në shtetet Puebla dhe Morelos, kanë humbur jetën.

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në Meksikë, për shkak të alkoolit toksik nga fundjava e kaluar, transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të BBC, zyrtarët njoftuan se 46 persona që kanë konsumuar alkool toksik në shtetet Puebla dhe Morelos, kanë humbur jetën nga helmimi i metil alkoolit.

Zyrtarët më tutje bëjnë të ditur se shumë personave janë duke vazhduar trajtimin e tyre në spitale. Vazhdon hetimi mbi rastin.

Në muajin prill në shtetin Jalisco në perëndim të vendit 21 persona kishin humbur jetën nga alkooli toksik.