Burkina Faso, ushtria vret 20 terroristë afër kufirit
BKT
   Bota

Burkina Faso, ushtria vret 20 terroristë afër kufirit

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura tha se një patrullë ushtarake në provincën Yagha u zu në pritë nga sulmuesit e armatosur.

Forcat e sigurisë në Burkina Faso gjatë një përleshjeje afër kufirit me Nigerin kanë vrarë 20 terroristë, bëri të ditur sot ushtria, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura tha se një patrullë ushtarake në provincën Yagha u zu në pritë nga sulmuesit e armatosur.

Ata theksuan se forcat e sigurisë vranë 20 terroristë, por 8 ushtarë humbën jetën gjatë luftimeve.

Sipas shifrave të OKB-së, në sulmet terroriste në vend më shumë se 850 persona janë vrarë dhe 840.000 të tjerë janë zhvendosur që nga viti 2015.

Ndërkohë, prokurori i qytetit të Fada N'Gourma tha se 12 terroristë të dyshuar u gjetën të vdekur në qelitë e tyre të policisë.

Në një deklaratë, Prokuroria tha se 25 persona janë arrestuar të hënën, por 12 prej tyre kishin vdekur gjatë natës.

Një hetim është nisur për ngjarjen.