Etiopi, arrestohen 1.305 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse
BKT
   Bota

Etiopi, arrestohen 1.305 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Policia e kryeqytetit Addis Ababa njoftoi se personat e arrestuar shkelën masën e mbajtjes së maskës e cila është e detyrueshme derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

Në kryeqytetin e Etiopisë, Addisa Ababa janë arrestuar 1.305 persona për shkak të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse, e cila është e obligueshme në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Policia e kryeqytetit Addis Ababa njoftoi se personat e arrestuar shkelën masën e mbajtjes së maskës e cila është e detyrueshme derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Etiopi reagoi ndaj ndalimeve, duke deklaruar se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme, por se nuk ka nevojë për arrestime arbitrare.

Komisioni kërkoi heqjen e kësaj praktike dhe kërkoi lirimin e të gjithë atyre që janë ndaluar për të njëjtën arsye.

Në Etiopi, janë konfirmuar 263 raste të infektimit nga koronavirusi ndërsa 5 persona kanë vdekur si rezultat i infektimit.