Milicët e Haftarit sulm me raketa ndaj spitalit qendror në Tripoli
BKT
   Bota

Milicët e Haftarit sulm me raketa ndaj spitalit qendror në Tripoli

Për shkak të sulmit ndaj vendbanimeve civile në qendër të kryeqytetit janë përfshirë nga zjarri disa shtëpi, ndërkohë ka edhe civilë të plagosur.

Në sulmin me raketa të kryer ndaj kryeqytetit Tripoli nga milicët e puçistit Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, goditen spitali qendror i Tripolit dhe zonat përreth tij, ndërkohë ka edhe civilë të plagosur, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra për shtyp e operacionit "Burkan Al-Ghadab" të zhvilluar nga ushtria e Libisë, thuhet se në sulmin me raketa nga milicët e Haftarit janë vendosur në objektiv zonat përreth spitalit qendror të Tripolit në qendër të kryeqytetit si dhe bulevardet Zayiye dhe Sur.

Për shkak të sulmit ndaj vendbanimeve civile në qendër të kryeqytetit janë përfshirë nga zjarri disa shtëpi dhe disa automjete të parkuara.

Duke folur për shtypin lokal, Zv.ministri i shëndetësisë, Mohammed Haitham, tha se si pasojë e sulmit në afërsi të spitalit qendror të Tripolit, qendra shëndetësore do të dalë jashtë shërbimit dhe se kjo përbën një rrezik të madh në procesin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Amin al-Hashemi, nënsekretari i ministrisë së shëndetësisë, njoftoi nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social se si pasojë e sulmit janë plagosur 14 civilë përfshirë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë grupi i armatosur "Ushtria Kombëtare e Libisë", udhëhequr nga Khalifa Haftar, në një deklaratë me shkrim duke mohuar kryerjen e sulmit prej tyre, kanë pretenduar se forcat e qeverisë kanë kryer vetë sulmin në rajonin nën kontrollin e tij.

Sipas të dhënave të publikuara nga Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara për Libinë, 7 qendra shëndetësore janë vendosur në objektivin e 12 sulmeve të kryera në periudhën që nga fillimi i vitit e deri në muajin maj.