Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Izrael rritet në 264
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se edhe katër pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.
Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Izrael është rritur në 16.548 me një rritje prej 264 në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se edhe katër pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën, me të cilën numri i të vdekurve është rritur në 264.
Më tej në deklaratë është bërë e ditur se 12.232 persona janë shëruar.
Në kuadër të masave kundër COVID-19 në Izrael të gjithë shkollat ishin pezulluar, ndërsa ishte ndaluar grumbullimi i njerëzve më shumë se 2 persona.
Administrata e Tel Aviv kishte ndaluar hyrjen e të huajve në vend, përveç atyre që jetojnë në Izrael.























