Tunizi, për të katërtën ditë radhazi nuk ka raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Tunizi, për të katërtën ditë radhazi nuk ka raste të reja me COVID-19

Autoritetet lehtëzojnë kufizimet pasi ngadalësohet përhapja e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë së Tunizisë ka njoftuar se për të katërtën ditë radhazi, asnjë rast i ri apo vdekje që ndërlidhet me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk është regjistruar në vend, transmeton Anadolu Agency.

Nga ministria informojnë se numri i përgjithshëm i rasteve mbetet 1.032, duke përfshirë 45 të vdekur dhe 759 të shëruar, apo rreth 75 për qind të të infektuarve.

Rasti i parë me COVID-19 në Tunizi u raportua më 2 mars, ndërsa më 22 mars vendi hyri në bllokim si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e virusit. Por si shumë vende tjera, edhe Tunizia filloi me heqjen graduale të masave duke filluar nga 4 maji.

Vendi e ka shkurtuar orën policore gjatë natës në 23:00 deri në 05:00, në vend të 20:00-06:00 sa ishte fillimisht. Gjithashtu, disa dyqane dhe tregje janë rihapur.

Megjithatë, kufizimet e tjera përfshirë mbylljen e shkollave, xhamive dhe restoranteve, janë akoma në fuqi.