Kore e Jugut, 131 persona të infektuar nga COVID-19 në klubet e natës
BKT
   Bota

Kore e Jugut, 131 persona të infektuar nga COVID-19 në klubet e natës

Deri më tani në Korenë e Jugut janë shëruar 9.762 persona të diagnostikuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Korenë e Jugut janë konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 10.991, transmeton Anadolu Agency.

Siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, Qendra jugokorane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (KCDC) njoftoi se në të njëjtën periudhë nga koronavirusi ka vdekur një tjetër person, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 260.

Deri më tani në Korenë Jugore janë shëruar 9.762 persona të diagnostikuar me COVID-19.

Autoritet lokale të Seulit njoftuan se numri i të infektuarve që lidhet me klubet e natës në Seul është rritur në 131.

Zyrtartët deklaruan se klubet e natës, nga ku u përhap infeksioni, i kanë vizituar 158 arsimtarë dhe drejtorë të shkollave dhe se në mesin e të infektuarve ndodhen 10 nxënës të cilët konsiderohet se u infektuan për shkak të kontaktit me arsmitarët e tyre.

Zv/ministri i Shëndetësisë të Koresë së Jugut, Kim Gang-lip, javën e kaluar deklaroi se janë regjistruar raste të reja me COVID-19 që lidhen me pacientin 29-vjeçar të infektuar i cili vizitoi disa klube nate në Seul.

Ai tha se vazhdojnë gjurmimet për 1.500 persona që kanë vizituar klubet e njëjta të natës dhe shtoi se në ditët në vijim presin rritje të numrit të të infektuarve.

Autoritetet e Koresë së Jugut pas rritjes së numrit të të infektuarve mbyllën klubet e natës.