14:44 / 14.05.2020
OKB dërgon ndihma humanitare në Idlib
Ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonat e afërta rurale të cilat tashmë me vite jetojnë në kushte tejet të vështira.
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 72 maunë me ndihma humanitare në Idlib, provincën siriane në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu Agency.
Mjetet që transportonin ndihmat kaluan vendkalimin kufitar Cilvegözü, në rrethin Reyhanlı, në qytetin turk Hatay.
Është konfirmuar se ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonat e afërta rurale të cilat tashmë me vite jetojnë në kushte tejet të vështira.
Siria është në luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al Asadit me forcë shpërndau demonstruesit prodemokracisë.























