Numri i të infektuarve me COVID-19 në Afrikë tejkalon shifrën 72 mijë
BKT
   Bota

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Afrikë tejkalon shifrën 72 mijë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë ka shkuar në 2.475, pasi 72 vdekje të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i pacientëve të diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin afrikan ka shkuar në 72.336, njoftuan nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 2.475, pasi 72 vdekje të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, numri i të shëruarve është rritur në 25.270.

Shtetet e Afrikës së Veriut vazhdojnë të jenë më të goditurat nga pesë rajonet gjeografike për sa i përket numrit të rasteve, me rreth 24.300 të infektuar.

Në Afrikën Perëndimore janë regjistruar rreth 21.500 raste, në Afrikën Jugore rreth 13.000, në Afrikën Lindore 7.100 dhe në Afrikën Qendrore 6.500.

Afrika Veriore ka gjithashtu edhe numrin më të lartë të vdekjeve. Në këtë rajon janë regjistruar 1.300 vdekje, që është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në kontinent.

Me 12.100 raste, Afrika e Jugut është më e prekura sa i përket infeksioneve. Ndërkohë, Egjipti ka numrin më të lartë të vdekjeve, 556, krahasuar me 219 të Afrikës së Jugut.