OKB shpërndan ndihma për fëmijët e rrugës në Senegal
BKT
   Bota

OKB shpërndan ndihma për fëmijët e rrugës në Senegal

Zyra rajonale e Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Afrikën Perëndimore njoftoi se ajo dërgoi 1.200 kuti të ndihmës në kryeqytetin Dakar.

Një agjenci e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Senegal ka shpërndarë kuti të ndihmës në vend për të ndihmuar ata në mes të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Zyra rajonale e Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Afrikën Perëndimore njoftoi se ajo dërgoi 1.200 kuti të ndihmës, përfshirë shtretër, batanije, peshqirë, rroba dhe produkte të pastrimit në kasollet dhe qendrat e mbrojtjes në kryeqytetin Dakar. 

Deri më tani, Qeveria e Senegalit ka arritur të menaxhojë kthimin te familjet e tyre të 2.015 fëmijëve të cilët kanë qenë duke lypur në rrugë. 

Sipas të dhënave nga OKB, në kryeqytetin e vendit ka mbi 30 mijë fëmijë që lypin në rrugë.

Së fundmi, autoritetet shëndetësore të Senegalit raportuan gjithsej 2.189 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilëve 842 janë shëruar plotësisht dhe 23 kanë vdekur.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OKB) shpërthimin e ka shpallur nj pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4.44 milionë, me mbi 302 mijë të vdekur dhe mbi 1.58 milionë të shëruar.