Ushtria e Jemenit dhe rebelët Huthi përleshen në provincën qendrore
BKT
   Bota

Ushtria e Jemenit dhe rebelët Huthi përleshen në provincën qendrore

Një numër i militantëve Huthi u vranë dhe u plagosën në luftime, sipas ushtrisë jemenase.

Ushtria jemenase njoftoi të premten se një numër i pjesëtarëve të milicisë Huthi u vranë në përleshjet në rajonin qendror të vendit Al-Bayda, raporton Anadolu Agency.

Zyra e shtypit e ushtrisë jemenase tha që shumë rebelë Houthi gjithashtu mbetën të plagosur në luftime. Rebelët Huthi ende nuk janë prononcuar lidhur me incidentin.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që kishte për synim të parandalojë shtrirjen territoriale të Huthive.

Që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria, sipas OKB-së.