Rusi, rritet mbi 262 mijë numri i rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Rusi, rritet mbi 262 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në Rusi është shënuar 4.2 për qind rritje ditore në numrin e rasteve ndërsa raportohet se tek 42.5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 262.843, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 2.418, transmeton Anadolu Agency.

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 10.599 persona, me ç'rast numri i përgjithshëm është rritur në 262.843, ndërsa me 113 vdekje të reja ka arritur në 2.418 numri i vdekjeve.

Në vend ku numri i rasteve ditore që nga fillimi i majit është regjistruar rreth 10 mijë, theksohet se numri i të shëruarve me 4.696 të shëruar të tjerë ka arritur në gjithsej 58.226.

Në Rusi është shënuar 4.2 për qind rritje ditore në numrin e rasteve ndërsa raportohet se tek 42.5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryqytetin Moskë me 4.748 raste të reja është rritur në 135.464 numri i rasteve dhe me 68 vdekje rritet në 1.358 numri i vdekjeve. Në qytet janë shëruar gjithsej 24.562 persona.

- 256 mijë persona janë nën mbikëqyrje

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 256 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 225 mijë teste duke e rritur në mbi 6.4 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

- Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim nga COVID-19 u regjistrua në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në "situatën e përgatitjes së lartë".

Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua ndalesa e daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, qendrat e argëtimit, shëndetit dhe sportit, restorantet, baret, muzetë, kinematë dhe teatrot.

Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në trasportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se po trajtohet në spital.