Iran, rritet në 6.902 numri i vdekjeve nga COVID-19
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 48 vdekje dhe 2.102 raste të reja me COVID-19.
Në Iran, në 24 orët e fundit shënohen 48 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) duke e rritur në 6.902 numrin i vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency.
Sipas deklaratës në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 48 vdekje dhe 2.102 raste të reja me COVID-19.
Sipas kësaj rritja ditore e rasteve është regjistruar për herë të parë mbi 2 mijë që prej 7 prillit.
Më tej Jahanpour njoftoi se në këtë mënyrë ka arritur në 6.902 numri i vdekjeve dhe në 116.635 numri i rasteve të COVID-19 në vend.
Ai tregoi se 2.727 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje të kritike, ndërsa numri i të shëruarve që kanë dalë nga spitali deri më tani ka arritur në 91.836.
Ndërkohë Jahanpour informoi se në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 658.604 teste të COVID-19.























