Afganistan, numri më i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit
BKT
   Bota

Afganistan, numri më i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

"1.122 mostra janë testuar në laboratorë të ndryshëm në Afganistan, nga të cilat 414 rezultuan pozitiv. Fatkeqësisht 17 nga bashkatdhetarët tanë humbën jetën, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në Afganistan shkon në 6.053", tha Majroh.

Afganistani në 24 orët e fundit ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), gjegjësisht 17 viktima përderisa ky virus depërtoi përmes sistemit të brishtë shëndetësor me një trajektore të lartë, transmeton Anadolu Agency.

Zv/ministri i Shëndetësisë, Wahid Majroh, konfirmoi se 414 raste të tjera u konfirmuan në 24 orët e fundit.

"1.122 mostra janë testuar në laboratorë të ndryshëm në Afganistan, nga të cilat 414 rezultuan pozitiv. Fatkeqësisht 17 nga bashkatdhetarët tanë humbën jetën dhe 54 të tjerë u shëruan, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në Afganistan shkon në 6.053", tha Majroh.

Kjo paraqet numrin më të lartë të vdekjeve ditore që kur rasti i parë i koronavirusit u konfirmua në vend në muajin shkurt.

Për shkak të trajektores së lartë të infeksioneve të koronavirusit të ri, qeveria afgane muajin e kaluar zgjati masat e bllokimit deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Afganistani u përball me sfidën e pandemisë pothuajse tre muaj pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë në Kinë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OKB) shpërthimin e ka shpallur nj pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4.44 milionë, me mbi 302 mijë të vdekur dhe mbi 1.58 milionë të shëruar.