07:38 / 18.05.2020
Brazili ‘lëngon’ prej koronavirusit, spitalet e Sao Paolos drejt kolapsit
Brazili tashmë është vatër në gjithë botën për koronavirus pasi duket se sistemi shëndetësor në vendin amerikano- latin po kolapsohet.
Qyteti më i prekur Sao Paolo ka arritur 90% të kapaciteteve të shtretërve spitalorë dhe tashmë është çështje ditësh që mos ketë më vend për pacientët e rinj.
Deri më sot Brazili ka 6 mijë viktima nga të cilët 3 mijë janë në këtë qytet, kurse të infektuarit me COVID-19 janë në 241 mijë.























