08:56 / 18.05.2020
Netanyahu zotohet për aneksimin e Bregut Perëndimor
Benjamin Netanyahun është betuar si kryeministër i qeverisë së re të unitetit në Izrael.
Udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë Likud, Benjamin Netanyahu dhe ai i partisë "Bardh dhe Blu" Benny Gantz, u pajtuan në prill të formojnë një qeveri "emergjente" për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gantz, i cili kishte bërë fushatë për të mos formuar kurrë një qeveri me Netanyahu, tha se kriza e koronavirusit dhe pasoja e saj e rëndë ekonomike, kërkonte një kompromis.
Kabineti i ri qeveritar do të ketë 36 ministri, numër ky më i larti në historinë e Izraelit.























