Emoji i ri i Twitterit, shenjë falënderimi për urgjencën shëndetësore

Emoji i ri i Twitterit, shenjë falënderimi për urgjencën shëndetësore

Rrjeti social Twitter ka prezantuar një ”emoji” të ri për të shprehur mirënjohje dhe për të falënderuar në veçanti ata që po përballen me urgjencën shëndetësore.

Ajo përfaqëson duart e bashkuara në formën e një zemre dhe do të aktivizohet sa herë që falënderimet përdoren në një postim.

Një kërkim zbuloi rritje prej 37% të përdorimit të fjalës gjatë muajit të kaluar.

Gjatë së njëjtës periudhë, siç transmeton atsh raportimin, mbi 265 milionë cicërime u përdorën në të gjithë botën që përmbajnë shprehje që i atribuohen fjalës ”faleminderit”. Për më tepër, u vërejt edhe rritje prej 50% dhe 10% në përdorimin e emojit të lutjes dhe duartrokitjeve .


MË SHUME NGA Tech