Mjekët ia kthejnë shpinën kryeministres së Belgjikës

Mjekët ia kthejnë shpinën kryeministres së Belgjikës

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes vizitoi disa spitale për të ofruar mbështetje për stafin mjekësor, por pritja ishte mjaft e ftohtë në spitalin në Shën Pierre në Bruksel, raportojnë mediat belge.

Stafi i spotalit ishte rreshtuar për të pritur kryeministren, por gjatë kalimit të saj, ata ia kthyen shpinën në shenjë proteste.

Kjo ka ardhur si pasojë e qëndrimit të qeverisë ndaj kujdesit shëndetësor, e cila zvogëloi buxhetin e shëndetësisë. Ata janë të pakënaqur me pagat e ulëta dhe mungesën e stafit.

Mediat belge raportuan se rreth njëqind infermierë, mjekë, ndihmës logjistikë, pastrues dhe staf administrativ morën pjesë në aksionin simbolik.

Kryeministrja tha se është në dijeni të situatës dhe pakënaqësisë së punonjësve shëndetësorë edhe para epidemisë, ndërsa ka theksuar se është i nevojshëm një ndryshim që këtij profesioni t’i kthehet vlera.